Operacioni ‘Ura’/ Dumani: Kemi punuar si një skuadër e vetme, mbani besimin te SPAK. Mara: Të arrestuar dhe dy punonjës policie

Altin Dumani: “Kemi një bashkëpunim me Prokurorinë antimafia të Barit për shkak të komunikimit të drejtpërdrejtë, nuk mund të shoh dallim mes palës italiane dhe SPAK, kemi punuar si një skuadër e vetme. Kemi qenë aktiv në çdo ditë, kemi telefonata video konferenca, analiza të detajuara lidhur me projeksionet e hetimit dhe është një model për bashkëpunimin, dua të falenderojë të gjithë prokurorët. Vazhdoni të keni besim te SPAK sepse SPAK është në gjendje të realizoj hetime të kësaj natyre dhe mund të realizojmë qëllimin tonë të përbashkët.”
Vladimir Mara prokuror i SPAK: “Në Itali kanë qenë 22 masa sigurie, janë ekzekutuar 40 masa sigurie. Ka tre nëndarje të tjera nga vendet e Amerikës Latine në Europë. Disa nga masat e sigurisë janë bërë për persona që transferonin para në Shqipëri si dhe një shtetas që trasferonin para në kripto.
Kemi pasur disa episode të ushtrimit të vepr të jashtëligjshëm ndaj zyrtarëve. Kemi pasur dy punonjës të policisë së shtetit, në njëri rast kemi pasur rast korrupsioni në policinë e Durrësit.
Të arrestuar dhe 2 punonjës policie
Janë kapur organizator të grupeve por 10 prej tyre nuk është ekzekutuar ende masa e sigurimit.”