E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Detaje nga tragjedia e Gjilanit, arrestohet babai i 27-vjeçarit dhe foshnjës së gjetur të vdekur

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e së dielës u gjetën pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë.

kosove policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një 65-vjeçar, babai i 27-vjeçarit, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dy trupat e pajetë u zbuluan pas një informacioni të pranuar rreth orës 08:47 të 1 nëntorit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e të dy personave.

Nga hetimet fillestare, Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur brenda familjes.

I dyshuari 65-vjeçar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e Rëndë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›