E Diel, 1 Nëntor 2026

Detaje të reja/ Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, një muaj më parë viktimës i dogjën makinën

Publikohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku si pasojë e dhunës humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj.

Mësohet se, një muaj më parë, viktimës i kanë djegur automjetin. Por sipas policisë, dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në qytetin bregdetar. 63-vjeçari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve dhe dëmtimeve të rënda që kishte marrë në kokë, fyt dhe fytyrë. Ndërsa i lënduar ka mbetur edhe djali i tij.

Sipas informacioneve paraprake konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Ismail Aliaj, së bashku me djalin e tij, kanë zbritur nga makina dhe janë afruar pranë një personi, i cili mbante edhe një fëmijë në krahë.

Më pas, mes tyre ka ndodhur një konflikt fizik, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar 63-vjeçari.

Blutë e Vlorës thanë se i kanë identifikuar dy autorët e dhunës dhe se po punojnë për kapjen e tyre. Ndërkohë po punohet për të sqaruar nëse djegia e automjetit lidhe me të njëjtët autor të dhunimit, si dhe për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›