E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy të plagosur me thikë në Shkodër

Një plagosje e dyfishtë me thikë është regjistruar në qendër të Shkodrës mbrëmjen e kësaj të premtje, pranë zonës së shatërvanit.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje dyshohet se janë përfshirë persona të mitur.

Dyshohet se të gjatë përplasjes, janë përdorur thika duke lënë të plagosur dy persona

Dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa aktualisht raportohet se ndodhen janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›