Detajet nga aksidenti në SHBA, vijon puna për zbardhjen e shkaqeve dhe nxjerrjen e trupave

Një sërë agjencish amerikane po vijojnë hetimet për shkakun e përplasjes së avionit të pasagjerëve me helikopterin e ushtrisë amerikane një ditë pas tragjedisë.
Edhe pse shpresat për të gjetur të mbijetuar thuajse janë shuar, ekipet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë gjithashtu punën për nxjerrjen e trupave të pajetë dhe të gjitha mbetjeve të aksidentit.
Deri më tani janë nxjerrë vetëm 28 trupa të personave që humbën jetën.
Pas përplasjes fatale në afërsi të aeroportit kombëtar të Uashingtonit Regen, të dy mjetet fluturuese me 67 persona në bord përfunduan në ujërat e lumit Potokam.
Autoritetet kanë identifikuar një pjesë të pasagjerëve përfshirë shtetas rusë, kinezë filipinezë dhe të tjerë.
Raporte kontradiktore janë shfaqur nëse nivelet e personelit në aeroportin kombëtar Ronald Reagan ishin apo jo normale në momentet që ndodhi ngjarja.
Në një deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump sugjeroi se administratat e mëparshme, të drejtuara nga Obama dhe Biden, kishin ulur standardet për punësimin e kontrollorëve të trafikut ajror duke cituar nismat për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen.
Ai tha se anuloi këto nisma përmes urdhrave ekzekutivë që firmosi javën e shkuar.
Aeroporti Kombëtar, Renald Regen i vendosur në jugperëndim të Uashingtonit është një nga më të përdorurit me rreth 800 fluturime në nisje çdo ditë, gjë që po shihet edhe si një nga shkaqet e aksidentit vdekjeprurës. /vizionplus.tv