Kreu i policise Skënder Hita ka deklaruar se disa protestues të dhunshëm kanë dëmtuar një efektiv policie në kokë, në Shkodër. Sipas tij, gjendja shëndetësore e policit është e qëndrueshme dhe ai po merr mjekimin e nevojshëm në Tiranë. Hita bëri me dije gjithashtu se autorët janë identifikuar.
Ai u shpreh se Policia ka vepruar në bazë të procedurave standarde dhe ka qenë e pranishme gjatë gjithë protestës për të përmbushur detyrat e saj. Sipas Hitës, protestuesit kanë shfaqur sjellje vandale dhe policia ka ndërhyrë ndaj tyre.
Hita foli edhe për bojkotimin e mësimit nga një pjesë e gjimnazistëve, duke theksuar se procesi mësimor vijon.
“Disa protestues të dhunshëm dëmtuan një polic në Shkodër në kokë. Gjendja e tij është stabel, po merr mjekimin e nevojshëm në Tiranë dhe janë identifikuar fajtorët.
Policia ka vepruar në bazë të procedurave standarde, kemi qenë aty për t’u dhënë atë që duhet në të gjitha momentet e protestës. Kanë bërë sjellje vandale dhe i kemi goditur. Edhe pse një pjesë e gjimnazistëve kanë bojkotuar, mësimi vijon më tej.”