E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, Kazizaj: Mund të sillte konflikt zinxhir mes familjeve, deri në viktima!

“Kur dhuna ka fytyrën e adoleshentëve” është tema e kësaj të enjteje në studion e “QUO VADIS” në Vizion Plus, referuar rastit të rëndë në Fier, ku tre të reja dhunuan një 17-vjeçare.

Ngjarja sipas uniformave blu është regjistruar në fillim të muajit qershor, por u bë publike një muaj më vonë.

Avokati Altin Kazizaj e cilësoi ngjarjen skandaloze, duke fajësuar edhe organet përkatëse për mosmarrjen e masave të menjëhershme.

Ai nënvizoi se një ngjarje e tillë mund të kthehet në një konflikt zinxhir mes familjeve, me pasoja të rënda, deri në viktima.

Pjesë nga biseda:

Kazizaj: Është skandaloze. Më habit fakti që s’janë marrë masa të menjëhershme. Se kanë marrë kallëzimin, e s’është marrë asnjë masë. Oficeri i Policisë në këtë rast ka të drejtë të flasë me prokurorin e emergjencës dhe duhen marrë veprime të menjëhershme. Unë nuk e di a ka pasur fshehje.

Borakaj: Fshehje ka pasur, se u bë publike pas një muaji.

Kazziaj: Kjo është edhe një plagë sociale, edhe për moshën që ka e dhunuara. Por kjo sjell edhe konflikt zinxhir në familje. Imagjino kjo vajzë të kishte një vëlla dhe ta shihte këtë video. Mund të kishim edhe eliminime, vrasje. Është një veprim shumë i rëndë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›