E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhune dhe rracizem ne gjyqUshtaret greke ofenduan shqiptaret

Te tjera rreth shkrimit GREQI - Gjykata e Pireut ka mbajtur dje seancen gjyqesore ndaj 39 ushtareve te forcave speciale te zhytesve te Marines greke te cilet akuzohen per parrullat rraciste kundra shqiptareve ne 25 mars te vitit 2010.
Toga e forcave speciale te zhytesve te Marines Ushtarake greke eshte paditur nga Komiteti i Helsinkit dhe do te pergjigjet per shkelje te nenit 2 te ligjit Per antiracizmin.
Jashte gjykates se Pireut u mblodhen ushtare te forcave speciale anetare te organizates Agimi i Arte dhe organizatave te tjera nacionaliste. Ata ishin aty per te shprehur solidaritetin e tyre me te pandehurit por hodhen edhe parrulla.

FYERJE DHE DHUNE NE SEANCE
Brenda salles se gjyqit pati vazhdimisht momente tensioni dhe seanca u nderpre disa here. Nderprerja e pare u be kur ne seance u shfaqen video nga parada e 25 marsit 2010. Te pranishmit ne salle filluan te hedhin parrulla te ngjashme me ato qe hodhen gati 2 vjet me pare ushtaraket qe sot ndodhen ne banken e te akuzuarve. Seanca u nderpre pasi ne salle u krijua tension.
Gjate degjimit te deshmitarit avokati mbrojtes i kerkoi gjykates te arrestoje ate per deshmi te rreme. Pas nje nderprerjeje te re te seances gjyqi rifilloi por papritmas ndodhi nje tjeter episod kur dikush nga publiku kercenoi duke kerkuar largimin e deshmitarit madje tentoi ta sulmoje ate fizikisht.
Kjo beri qe gjykatesi te shtyje per te marten seancen e kesaj jave.

THIRRJET RACISTE TE GREKEVE
Gjate parades ushtarake te 25 Marsit te vitit 2010 ushtaret e kesaj toge hodhen parrulla raciste kunder shqiptareve turqve dhe maqedonasve.
Grek lind kurre nuk mund te behesh ose me lekuren e shqiptareve do te bejme kepuce ishin disa nga parullat qe brohorisnin njerezit e forcave speciale gjate parades.
Pas padise se Komitetit te Helsinkit seanca e pare ndaj 39 ushtareve u caktua per ne 20 shtator dhe ne dite u shty serish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›