E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Një ngjarje e rëndë në familje është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, një 19-vjeçare ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Devoll se ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj.

Shërbimet policore kanë reaguar menjëherë, duke kapur në flagrancë dhe arrestuar autorin 24-vjeçar.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu të mbajtur pa leje dhe një gjerdan me disa fishekë.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit nga një 19-vjeçare, se bashkëshorti e kishte dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll parandaluan përshkallëzimin e dhunës, duke bërë kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit, shtetasit F. H., 24 vjeç, banues në fshatin Tren.

Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 armë gjahu, e mbajtur pa leje;

një gjerdan me disa fishekë të kësaj arme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›