Riaktivizohet vatra e zjarrit në malin e Allushit në Klos

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Allushit mbi fshatin Shëngjun të Klosit.
Pas ndërhyrjes nga ana e Bashkisë Klos pak ditë më parë zjarri ishte arritur të fikej, ndërsa mbrëmjen e kaluar mësohet se flakët janë riaktivizuar.
Për të bërë izolimin e zjarrit janë në terren me dhjetëra forca nga ato të shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor dhe punonjës të bashkisë.
Terreni malor e bën të pamundur futjen e mjetit zjarrfikës, ndërsa lufta me flakët po bëhet me mjete rrethanore dhe pompa shpine.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet, pasi dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshëm pasi është aktivizuar në të njëjtin vend dhe gjatë natës.
/vizionplus.tv