E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunoi dy kushërinjtë me sende të forta dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (EMRI)

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë fizike në lagjen nr. 15 në Durrës, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta dy kushërinj, si dhe ka qëlluar në ajër me një armë me fishekë manovër.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (17 tetor), rreth orës 08:30, ku sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Katan Kacaniku, 37 vjeç, ka dhunuar fizikisht B. Xh., 66 vjeç dhe Arben Xhanin , 61 vjeç, të cilët janë kushërinj.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan veprimet operacionale dhe arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një armë me fishekë manovër, me të cilën dyshohet se 37-vjeçari ka qëlluar në ajër, gjatë përplasjes me dy shtetasit.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›