Dhunoi gazetarin për shkak të detyrës, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi dhunoi fizikisht për shkak të detyrës një gazetar.
Policia njoftoi sot se ndaloi shtetasin “P. Gj., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës””.
Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të detyrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/m.q/r.e/a.f/