E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dhunoi me grushta kokës bashkëshorten, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në Greqi, ku një 50-vjeçar shqiptar ka dhunuar bashkëshorten.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Heraklion, ku 50-vjeçari me origjinë shqiptare ka goditur me grusht në kokë bashkëshorten e tij 49-vjeçare në orët e vona të së martës.

Gruaja ka bërë denoncim në sektorin e dhunës në familje. Më pas, autoritetet kanë vënë në pranga shqiptarin./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›