E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dhunuan 41-vjeçarin dhe i morën automjetin, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë (EMRAT)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, të cilët akuzohen se dhunuan një 41-vjeçar dhe më pas i morën auomjetin. Në kuadër të operacionit “Motivi” u arrestuan vëllezërit Bledar Hysaj, 44 vjeç dhe Endri Hysaj., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij.

Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dy vëllezërit akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›