E Hënë, 2 Nëntor 2026

Silvana Bushati lë “Fermën Vip”, konkurrentja u eliminua nga publiku, dy hyrje të reja mbrëmjen e të hënës

Ferma Vip në natën e tretë prime përçoi përmes ekranit të “Vizion Plus”, dhe dy kanaleve të dedikuara të platformës “Tring” të gjithë magjinë e një formati të pakrahasueshëm.

Diskutimet dinamike, eliminimet, hyrjet e reja, historitë emocionuese, por dhe surprizat nuk munguan në këtë mbrëmje të gjatë nën moderimin e Luana Vjollcës.

Silvana Bushati, ishe e eliminuara e parë e këtij edicioni të dytë, e cila pas një përballje me Alba Pollozanin, në bazë të votave të publikut u largua nga Ferma Vip.

Një rrugëtim i bukur, ndonëse i shkurtër ky për fermeren që në javën e parë dhuroi shumë.

Sakaq, në krye të punëve deri të premten, e eliminuara e mbrëmjes, Silvana Bushati emëroi Anduelin, i cili do të mbajë edhe postin e kryefermerit ditët në vijim.

Kryefermeri i ri gjatë këtyre ditëve do të mund të organizojë punët në fermë, teksa do të shijojë edhe përfitimet në dhomën e Njishit, së bashku me Erandin, të zgjedhur si shoqëruesin e tij.

Por mbrëmja vijoi gjatë. Dy hyrje të reja befasuan jo vetëm banorët, por dhe publikun.

Gani Gërmia dhe Danela Shima janë dy fermerët e rinj që u bënë pjesë e “Ferma Vip 2”.

Ishte sfida e së hënës mbrëma ajo që përcaktoi fatin e fermerëve për buxhetin e javës.

Ndërkohë, zhvillimet kryesore në fermë morën vëmendje për të qartësuar qëndrimin e secilës palë si dhe marrëdhëniet e flirtet që hapen herë pas here.

Limi dhe Ester, ishin dy prej konkurrentëve që u diskutuan për raportin e krijuar mes tyre në vetëm një javë.

Marrëdhënie kjo që nisi si një pëlqim nga ana e Limit  i cili nga Plevica sqaroi se ka një mërzitje me aktoren, teksa nënvizoi shenja xhelozie nga marrëdhënia e saj me Yllin.

Nga ana tjetër, surpriza për Big Bastën solli një atmosferë të jashtëzakonshme në Fermën Vip.

Djali i tij Lian e surprizoi këngëtarin duke dërguar një letër në fermë. Një simfoni emocionesh dhe përjetimesh që mbërriti fill në zemër të të gjithë audiencës, por dhe fermerëve.

Deri në prime-n e radhës, të gjithë konkurrentët gjenden sërish në një televotim për më të preferuarin. V

otim ky që do t’i jap automatikisht imunitet në javën e ardhshme fermerit që ka rrëmbyer më së shumti simpatinë e publikut.

Por, për të mos humbur asnjë moment nga ferma e vipave në Shqipëri, zhvillimet e fundit si dhe surprizat e shumta mund t’i ndiqni 24 orë përmes dy kanaleve të dedikuara, në platformën “Tring”, si dhe përmbledhjet ditore në orën 17.00 në ekranin e “Vizion Plus”./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›