E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunuan Fatmir Metën, Afrim Qendro shkarkon nga detyra Klesti Çelën dhe Ervin Bixhën

Drejtori i IKMT-së, Afrim Qendro ka shkarkuar nga detyra Klesti Çelën, kunati i Ergys Agasit dhe Ervin Bixhën, këshilltar pranë kryeinspektorit të IKMT-së.

Ky i fundi është edhe vëllai i Elgert Bixhës, ishte i përfshirë në dosjen “Agasi”.

Sipas News24, Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit, së bashku me tre persona të tjerë.

Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.

Pas debatit të djeshëm, një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike me qyta pistoletash brenda ambienteve të institucionit.

Raportohet se Meta është goditur nga Çela dhe persona të tjerë që e shoqëronin, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›