E Premte, 6 Nëntor 2026

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Menjëherë pas largimit të Aleksandar Vuçiç nga pushteti, kanë filluar reprazaljet vendimi të cilat synojnë besnikët e ish-Kreut të shtetit serb. Si rrezultat një gjykatë në Beograd urdhëroi të premten deri në 30 ditë paraburgim për nëntë punonjës aktualë dhe ish-punonjës të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, përfshirë komandantin e Njësisë Speciale Antiterroriste, Igor Zmiriç, lidhur me akuzat për abuzim dhe torturim të studentëve dhe të tjerëve brenda ndërtesës qeveritare pas protestave në gusht 2025.

Sipas gjykatës, nëntë të dyshuarit u lanë në paraburgim për shkak të shqetësimeve se mund të ndikonin te dëshmitarët dhe të pengonin procedurat penale. Gjykata përmendi gjithashtu seriozitetin e veprës penale të dyshuar dhe shqetësimin publik që kishte shkaktuar, gjë që mund të rrezikonte zhvillimin e drejtë të procedurave.

Të dyshuarit akuzohen për kryerjen së bashku të veprës penale të abuzimit dhe torturës.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit përdorën forcë dhe kërcënime për të shkaktuar dhimbje dhe vuajtje ndaj studentëve dhe personave të tjerë në garazhin e ndërtesës qeveritare midis orës 22:30 të mbrëmjes së 14 gushtit dhe orës 1 të mëngjesit të nesërm, me qëllim marrjen e informacionit, frikësimin dhe ndëshkimin e paligjshëm të tyre.

Të dyshuarit u arrestuan në fillim të kësaj jave. Midis tyre është Milan Vukovic, një oficer i pensionuar i JZO-së, i cili tani është drejtor i përkohshëm i qendrës së paraburgimit ku po mbahet ish-shefi i JZO-së, Marko Kricak. Gjatë protestave masive antiqeveritare të dy viteve të fundit, disa protestues e kanë akuzuar Kricakun për përdorim të forcës së tepruar. Studentja Nikolina Sindjelic pretendoi se Kricak e kishte kërcënuar me përdhunim ndërsa ajo ishte e ndaluar në garazhin poshtë ndërtesës qeveritare në gusht 2025. Të paktën 15 persona u ndaluan në garazhin poshtë ndërtesës qeveritare natën e 14 gushtit 2025, mes protestave antiqeveritare, raportoi BIRN.

Sakaq, autoritetet zgjedhore të Serbisë shpallën rezultatet përfundimtare të votimit të 25 tetorit, duke hapur rrugën për formimin e një parlamenti dhe qeverie të re që do të dominohet nga lëvizja studentore që mundi qeverinë e ish-liderit të fortë Aleksandar Vuçiç .

Grupi i Listave të Studentëve do të ketë 140 ligjvënës në asamblenë prej 250 anëtarësh, ndërsa Partia Progresive Serbe e Vuçiçit do të ketë 103 ligjvënës, tha Komisioni Zgjedhor i Republikës. Pjesa tjetër e vendeve parlamentare do t’u takojë partive të pakicave etnike në Serbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›