E Diel, 1 Nëntor 2026

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Leonardo DiCaprio dhe partnerja e tij, modelja Vittoria Ceretti, zgjodhën një kostum të frymëzuar nga përralla e famshme Kësulëkuqja për Halloween.

Çifti mori pjesë në festën e organizuar nga Kendall Jenner në Bar Marmont, në West Hollywood.


Aktori 51-vjeçar u shfaq si Ujku i Madh i Keq, me veshje të errëta, kapele të zezë dhe një maskë ujku me dhëmbë të gjatë, shkruan DailyMail.

Ndërsa Ceretti, 28 vjeçe, interpretoi Kësulëkuqen, me pelerinë të kuqe, korse të zezë dhe grim special që krijonte përshtypjen e një mavijosjeje pranë syrit.

Të dy mbërritën në festë me një makinë me shofer dhe u bashkuan me shumë personazhe të njohur, mes tyre Charli XCX, Cara Delevingne, Rita Ora dhe Tate McRae.

Mbrëmja ishte njëkohësisht festë Halloween-i dhe festim i ditëlindjes së 31-të të Kendall Jenner, e cila feston ditëlindjen më 3 nëntor.

DiCaprio dhe Ceretti, të njohur për ruajtjen e privatësisë së lidhjes së tyre, u fotografuan së bashku gjatë mbrëmjes. /Telegrafi/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›