E Hënë, 2 Nëntor 2026

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji

Supermodelja holandeze Lara Stone, 42 vjeçe, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në gji dhe se ka nisur trajtimin.

Ish-bashkëshortja e komedianit David Walliams e përshkroi diagnozën si një tronditje të madhe, por u shpreh mirënjohëse që sëmundja ishte zbuluar në fazë të hershme.


Lajmin e bëri publik përmes një postimi në Instagram, ku u bëri thirrje grave të mos i neglizhojnë ndryshimet në trup dhe të kryejnë kontrollet e nevojshme, shkruan DailyMail.

Ajo shpreson që rrëfimi i saj të nxisë të paktën një person të caktojë një kontroll që mund ta ketë shtyrë prej kohësh.

Modelja nuk ka zbuluar detaje mbi fazën e sëmundjes apo trajtimin që po ndjek.

Njoftimi i saj u prit me shumë mesazhe mbështetjeje nga kolege dhe emra të njohur të industrisë së modës.

Lara Stone ka qenë e martuar me David Walliams për pesë vjet dhe së bashku kanë një djalë, Alfredin, 13 vjeç.

Ajo ka gjithashtu një djalë tjetër, Bob, nga martesa e saj e dytë me David Grievson. /Telegrafi/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›