E Diel, 1 Nëntor 2026

Diagnostikim i anomalive kardiake tek të porsalindurit falë pajisjeve mjekësore cilësore

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Diagnostikimi i anomalive kardiake tek të porsalindurit që në jetën intrauterine (brenda mitrës) është sot një nga arritjet më të rëndësishme të mjekësisë moderne.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale tha se “falë avancimit të diagnostikës prenatale, veçanërisht përmes ekokardiografisë fetale, anomalitë e zemrës mund të identifikohen herët, duke u dhënë mjekëve dhe prindërve kohën e nevojshme për planifikimin e trajtimit që në momentin e lindjes”.

“Sot kemi rezultate shumë më të mira në këtë drejtim, falë aftësisë së profesionistëve tanë shëndetësorë dhe pajisjeve mjekësore gjithnjë e më cilësore, që garantojnë diagnozë më të saktë, ndërhyrje në kohë dhe më shumë siguri për jetën e çdo fëmije”, theksoi Rama.

Në një video të publikuar nga Rama, prof. dr Eliona Demaliaj tha se “defektet e lindura të zemrës tek të porsalindurit fatkeqësisht hasen jo rrallë. Diagnostikimi në kohë i tyre gjatë jetës së tyre intrauterine është një hallkë shumë e rëndësishme për të shpëtuar jetë. Bashkëpunimi mes obstetër gjinekologë, mjekëve ekografistë, mjekëve kardiokirurgë po jep rezultate që po i arrijmë gjithnjë e më shumm e që po i arrijmë”.

Dr. Ajmone Troshani mjeke pediatre tha se “me një ekzaminim të hershëm klinik një dyshim i hershëm dhe një referim në kohë për eko kardiake bën të mundur parandalimin e komplikacioneve serioze konvenitale”.

Ndërsa dr. Evis Binaj, mjeke obstetre gjinekologe u shpreh se “defektet kardiake konvenitale hasen tek 1% e të porsalindurve”.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›