E Martë, 3 Nëntor 2026

“Diaspora, votimi i kaloi pritshmëritë”, Bruçi: E vetmja vështirësi, në Greqi me kompaninë DHL. Jemi në orët e fundit të numërimit

Sekretaria për Diasporën në PS Zerina Bruçi, tha për ‘Neës Line’ se nga Diaspora është vërejtur gatishmëria e emigrantëve për të votuar. Sipas saj, vështirësia e vetme ishte në Greqi me kompaninë DHL për votat. Bruçi tha se vota e Diasporës e kaloi pritshmërinë dhe se mbrëmjen e sotme do të jetë rezultati final. Më tej, sa i takon pamjeve filmike që kandidatët kanë kërkuar, Bruçi u shpreh se nga KQZ ka pasur transparencë dhe se është e drejtë e kandidatit të kërkojë pamjet.

“Kemi vërejtur gatishmërinë e tyre për të qenë pranë vendit dhe vota e tyre është tregues i mbështetjes që i kanë dhënë PS. Mbi 60 për qind e votave kanë qenë për PS, ka vetëm një ekip që do e çon vendin në BE. Jemi falenderues dhe është një borxh shumë i madh për ta vënë flamurin shqiptar në tryezën e BE.

Ishte një proces që ndodhi për herë të parë, kompania DHL pati vështirësi ndaj volumit të zarfëve dhe dërgimit të votës mbrapsht ndaj kemi një lëvizje mes numrit të të dërguarve dhe zarfeve pas. Është një pjesëmarrje e kënaqshmë duke marrë parasysh rajonin dhe që ishte hera e parë që ndodhi.

Ka element që mund të optimizohen si numri i numëruesve dhe ritmi i punës në fazën e numërimt të votave.

Nga ana e KQZ ka pasur transparencë dhe çdo kërkesë për filmimet nga kandidatët do të përmirësonte procesin. Është minimalja që mund të bëjmë.

Presim që çdo gjë të përfundojë sot, jemi në orën e fundit të numërimit dhe gjatë mbrëmjes do të kemi rezultatin final.” / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›