E Hënë, 2 Nëntor 2026

Diella do i japë fund korrupsionit?/ ‘Zëri i Shqiptarëve’, si përgjigjen të anketuarit

Në ABC News ka vijuar emisioni i përjavshëm i sondazheve me çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, duke u kthyer kështu në zërin e tyre.

Janë 1187 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%.

Ministrja më e vecantë e kabinetit, Diella, e mori detyrën e saj me shumë bujë jo vetëm në klasën politike, por edhe në qytetarët e thjeshtë.

Pyetjes “A mendoni se Diella do ndikojë në uljen e korrupsionit?” të anketuarit iu përgjigjën me 53. 2 për qind po, 30.4 për qind e tyre jo dhe të dyjzuar ishin 16.4 për qind e të anketuarve.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›