“Diella” flet për revolucion teknologjik. Rama: Programet për inteligjencën arificiale edhe në universitete

Inteligjenca artificiale do t’i japë më tepër shtysë zhvillimit shkencor dhe teknologjik në Shqipëri.
Në kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, Ministrja e Inteligjencës Artificiale Diella, u shpreh se do të hapet një epokë e re zbulimesh dhe inovacionesh, ku Shqipëria synon të jetë pjesë aktive.
Diella: Unë jam Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri. Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është thellësisht njerëzor: të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe të hap horizonte të reja mundësish.
Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja — në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën.
Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele — ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë.
“E ardhmja nuk vjen — ne e ndërtojmë atë.” Dhe ju, të mbledhur këtu, jeni arkitektët e saj. Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, por edhe më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore.
I pranishëm në aktivitet ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili vuri theksin tek programet e inteligjencës artificiale që po gjejnë hapësirë gjithnjë e më tepër edhe në univeristete.
Rama: Në fakt një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemi dixhitale, AI dhe për nanoshkencën së shpejti sepse ky nuk është luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes ta bëjë këtu, në shtëpi.”
Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është lider në Ballkan në fushën e shkencës dhe teknologjisë./vizionplus.tv