E Hënë, 2 Nëntor 2026

Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 minuta në lagjen “Pavarësia”.

Ngjarja ka qenë e qëllimshme ndërsa nga flakët është djegur një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Opel”.

Zjarri fillimisht i është vendosur automjetit tip “Benz” ndërsa mjeti tjetër është përfshirë nga flakët pasi ka qenë i parkuar pranë tij.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa kanë nisur hetimet. Janë sekuestruar pajmet nga kamerat e sigurisë për të bërë t mundur identifikimin e autorit/autorëve./vizionplus.tv

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›