E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen gomat e përdorura në Elbasan, ndotje masive në qytet, policia në kërkim të zjarrvënësve

Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit hekurudhor në Elbasan, ku persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën një masivi me goma të përdorura dhe objekte të vjetra.

Si pasojë, në zonë janë krijuar re të dendura tymi, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësim për banorët përreth.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut për përhapje të mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›