E Martë, 3 Nëntor 2026

Digjen katër shtëpi në Shkodër, zjarrfikësit luftojnë disa orë me flakët

Katër banesa janë djegur në lagjen ‘Skënderbeg’ në Shkodër. Flakët nisën nga një banesë 2-katëshe dhe më pas zjarri u përhap duke djegur edhe 3 shtëpi ngjitur, njëra e pabanuar.

Ka qënë ora 1 pas mesnate kur flakët u shfaqën në këtë banesë dhe më pas u përhapën me shpejtësi te të tjerat ngjitur, duke mos u lënë kohë kryefamiljarëve të shpëtojnë gjë.

Njëra prej kryefamiljareve tregon tmerrin e përjetuar nga beteja me flakët, të cilat i shkrumbuan banesën duke e lënë në qiell të hapur. Lucie Kola tregon se sa e kishte rikonstruktuar shtëpinë dhe zjarri ka ardhur nga fqinji ngjitur.

Zjarrfikësit e Shkodrës luftuan me flakët deri në orët e para të mëngjesit ku vështirësitë kanë qënë të shumta, pasi vatra është riaktivizuar disa herë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

/vizionplus.tv/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›