E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet makina në Vlorë, ikën shoferi, nuk dihen ende shkaqet e incidentit

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në autostradën Vlorë–Fier. Në momentin e zjarrit brenda makinës nuk ka patur asnjë person, ndërkohë që mjeti është shkrumbuar plotësisht.

Burime të policisë bënë të ditur se shoferi është larguar nga vendngjarja menjëherë pas incidentit, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta arsyet e kësaj largimi.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe marrjen në pyetje të drejtuesit të automjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›