E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shoqata e Transportit ka paralajmëruar ulje të flotës së autobusëve, Karakaçi: Jemi takuar me përfaqësuesit, çfarë diskutuam

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Enea Karakaçi në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit, për të diskutuar mbi paralajmërimin e tyre për ulje të ftotës së autobusëve nëse nuk kanë mbështetje nga qeveria.

Karakaçi tha se po shihet si mundësi subvencionimi, njësoj si në vitin 2022 kur ka qenë koha e pandemisë, teksa shtoi se aktualisht kjo gjë është shumë herët për tu vënë në zbatim.

Së bashku me këtë, po merret në shqyrtim edhe kërkesat që janë paraqitur nga shoqatat e transportit.

“Jo më larg se rreth dy orësh ishim në një takim me shoqatat e transportit. Situata e çmimeve të hidrokarbureve po e ndjekim me kujdes dhe kemi marrë nismën për akcizën. Ne e dimë që gjatë vitit 2022 janë marrë disa akte subvecioni. Një element i tillë po diskutohet sërish, por jemi akoma herët. E kemi lënë të ulemi sërish me to dhe do i shikojmë edhe kërkesat që kamë paraqitur shoqata e transportit”, tha Karakaçi./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›