E Martë, 3 Nëntor 2026

Dijonisi zbulon surprizën e madhe që do t’i bëjë publikut sëbashku me Marjanën pas daljes nga Ferma VIP

Dijonis Biba një ndër personazhet që la gjurmë në Ferma VIP, ka qenë i pranishëm në studio përballë Fjoralba Ponarit dhe opinionistëve, Enkel Demi, Sonila Meço dhe Armina Mevlani.

Ai ka deklaruar se pas daljes nga Ferma VIP ka nisur një tjetër projekt i madh, ku do të bëjnë pjesë edhe personazhe të tjerë të fermës si dhe aktorja e madhe Marjana Kondi.

Dijonisi theksoi se producentja Holta Dulaku do të bëjë një film ku do të angazhohen disa prej personazheve të Ferma VIP, i cili do të jetë një surprizë e madhe për publikun.

Pjesë nga biseda:

Fjoralba: Na thuaj dhe jetën përjashta, planet e tua që të presin?

Dijonisi: Atëherë unë me Again, Marjana Kondin dhe aktorë të tjerë. Domethënë  Holta Dulaku ka marrë përsipër të na bëjë një film mua dhe Marjanës. Për 3-4 muaj del filmi, është një film shumë i fortë.

Sonila: Po në politikë do hysh?

Dijonisi: Po, po, kryeministër direkt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›