“Bënë protestë për ty”, Sonila Meço: Dijonis ishte i preferuari im në “Ferma VIP”, më kanë kërkuar llogari për largimin tënd

Dijonis Biba ishte i pranishëm në studion e “Ferma VIP” pas largimit të papritur nga reality shoë.
Opinionistja Sonila Meço i ka thënë se ai ka qenë i preferuari i saj, por edhe i një grupi të madh njerëzish për shkak të humorit të tij spontan.
Ajo shtoi më tej se për largimin e Dijonisit kanë protestuar shokët dhe shoqet e klasës së vajzës së saj, të cilët i kanë kërkuar llogari opinionistes pse nuk e mbajtën brenda fermës.
“Ishe i preferuari im dhe e kam thënë që ti duhet të qëndroje. Kjo shoqëri është e lodhur dhe duan të gjejnë një humor natyral. Protestën më të madhe e kanë bërë nxënësit e klasës së vajzës time dhe më kanë kërkuar llogari mua pse nuk të mbajtëm”, tha Sonila./vizionplus.tv
https://www.youtube.com/watch?v=t3DB8TSjeuQ