Dinamo nuk fal, tre gola Flamurtarit

Dinamo ka arritur një fitore 3-0 në Vlorë përballë Flamurtarit, në kuadër të javës së 15-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.
Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës vlonjatë në minutat e para, dinamovitët arritën të zhbllokojnë sfidën në mundësinë e parë të krijuar me anë të Lorenco Vilës.
E njëjta situatë edhe në pjesën e dytë, me Qefalian që dërgon në rrjetë një top të shërbyer nga Bregu brenda zonës vlonjate.
Për të mbyllur të gjitha llogaritë ka menduar James, i ardhur nga stoli, i cili shfrytëzoi maksimalisht një top të Ferrukut nga e djathta e sulmit.
Me këtë fitore Dinamo ngjitet në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e parafundit me 13 pikë.