E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani mund Vllazninë dhe rikthehet në vend të parë

Elbasani rikthehet në krye të “Abissnet Superiore” pas përfundimit të javës së 15-të, fitore 1-0 përballë Vllaznisë. Vlen goli i Tsague në të 48’, ndërsa kuqeblutë, edhe pse me dhjetë futbollistë, ka bërë rezistencë, por pa arritur tek barazimi.

Në “Elbasan Arena” ka qenë një ndeshje e luftuar, teksa që në të 4’ ka ardhur i ndëshkuari i parë i Olsion Feratajt kjo për Bunjakun. Vllaznia përpiqet të rrezikojë me kundërsulm, ndërsa gjuajtjen e Kastratit e ka pritur Janaçek.

Madje një minutë më pas Kallaku është ndalur nga trau dhe topi më pas ka dalë jashtë. Shkodranët nuk e ulin ritmin, ndërsa në të 15’, Murataj godet e pret Janaçek. Tashmë barazohet numri i kartonëve të verdhë, teksa ndëshkohet Krymi. Momenti më ideal për të kaluar në avantazh Vllaznia është me Malën në të 22’, por në pozicion jashtë loje.

Kuqeblutë i prishin vetë gjërat, teksa Gjini ndëshkohet me karton të kuq(dy kartona të verdhë). Një vendim i Feratajt që ka hasur në protestat e shkodranëve, që në fakt mendonin të verdhën për Bajramajn, por jo për Gjinin. Ndëshkohet dhe Balaj me të verdhë për protesta.

Fundi i pjesës së parë është për vendësit, por pa rezultat. Dhe sapo nis pjesa e dytë Tsague shënon pas pasimit të Lukilit. Vllaznia provon gjithçka për të barazuar me Kastratin, Qaton, apo Kallakun, teksa ky i fundit godet traun, por goli nuk del në dritë. E në vërshëllimën e fundit të Feratajt, 1-0 për Elbasanin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›