E Martë, 3 Nëntor 2026

Diogo Jota, sulmuesi i Liverpool-it vdes në një aksident me makinë

LONDËR, 3 korrik /ATSH/ – Sulmuesi 28-vjeçar portugez, Diogo Jota ka vdekur në një aksident me makinë pranë qytetit të Zamorës, Spanjë – më pak se dy javë pas dasmës së tij, sipas “Telegraph”.

“Sulmuesi i Liverpool-it dhe Portugalisë, Diogo Jota, thuhet se ka vdekur tragjikisht në një aksident me makinë në Spanjë”, sipas raportimeve në gazetën spanjolle “Marca”.

Vëllai i 28-vjeçarit, Andre raportohet gjithashtu se ka vdekur. Aksidenti ndodhi në autostradën A-52 pranë qytetit të Zaragozës, pranë kufirit veriperëndimor të Spanjës me Portugalinë.

Sipas agjencisë së lajmeve EFE, duke cituar burime policore, dy vëllezërit u vranë kur makina e tyre e tipit “Lamborghini” doli nga autostrada Rías Bajas (A52) në kilometrin 65, duke u drejtuar drejt Benaventes, pak pas mesnatës.

Burimet sugjerojnë se makina mund të ketë pësuar një shpërthim në njërën prej gomave – duke bërë që ajo të dilte nga rruga dhe të merrte flakë.

Jota u martua 11 ditë më parë me Rute Cardoso në Porto. Sulmuesi është babai i tre fëmijëve. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›