ROMË – Italia: Rusia mund të shfaqë rrezik në rritje për NATO-n

ROMË, 3 korrik /ATSH/ – Rusia mund të shfaqë një rrezik ushtarak në rritje për territorin e NATO-s brenda pesë vjetësh, tha sot ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, sipas “Reuters”.
Ai iu drejtua ligjvënësve mbi rezultatin e samitit të NATO-s të zhvilluar javën e kaluar, kur aleanca ushtarake ra dakord për rritjen e buxhetit për mbrojtjen dhe sigurinë.
“Aleatët ndanë shqetësimet për kërcënimin në rritje nga Rusia. Nuk ka asnjë shenjë që prodhimi rus po kthehet në qëllime civile, madje as në rast të një armëpushimi”, tha Crosetto.
Duke iu referuar objektivave të vendosura javën e kaluar nga anëtarët e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë – Crosetto tha se Italia kishte bërë tashmë disa dispozita në buxhet dhe nuk do të devijonte burimet nga shëndetësia apo pensionet. /Ad.Ab./ /a.i/