E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Botërore e Autizmit, aktivitet sensibilizues në COD

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u zhvillua sot një event sensibilizues në kuadër të 2 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit dhe Sensibilizimit mbi Spektrin e Autizmit.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me organizatën Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me CSA & P.A.K. dhe Liceun Linguistik të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”.

Qëllimi i këtij organizimi ishtë rritja e ndërgjegjësimit publik dhe promovimi i përfshirjes së të rinjve të këtij spektri, në nisma me impakt social.

Të rinjtë performuan këngë të shkruara nga ata vetë, në një minikoncert të shoqëruar me kitarë, ndërkohë që dy të rinj shumë të talentuar në pikturë realizuan gjatë aktivitetit dhe në prani të publikut, dy piktura dedikuar kësaj dite të veçantë.

Një moment kyç ishte dhe diskutimi i prindërve të pranishëm, të cilët u shprehën mbi sfidat e të paturit një fëmijë të këtij spektri në Shqipëri, si dhe fasilitetet e krijuara me kalimin e viteve dhe çfarë mund të përmirësohet.

1 nga 15

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›