Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës, Kumbaro: Të jemi të përgjegjshëm

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës rikujton më 28 korrik të çdo viti, se një shoqëri është e shëndetshme dhe e qëndrueshme, kur mjedisi në të cilin ajo jeton dhe punon është i shëndetshëm.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro duke iu referuar situatës së zjarreve në të gjithë vendin, u shpreh se “pyjet tona bashkë me biodiveristetin që jeton në to po “rënkojnë” nën pushtetin e tymit e flakëve”.
Ministrja Kumbaro tha se “ndërsa jemi pranë atyre që po përpiqen të shuajnë zjarret, duke vënë në rrezik edhe jetët, mesazhi më i fortë që mund të përcjellim është: të jemi të përgjegjshëm me natyrën”.
“Zemërimi i saj nuk fal”, tha Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.
Shumë rreziqe i kanosen natyrës sot, si shpyllëzimi, transportimi i paligjshëm i kafshëve, ndotja nga plastika, kimikatet etj. Por sot shumë shtete e kanë kuptuar rëndësinë e ruajtjes së natyrës.
Një mjedis i shëndetshëm duhet krijuar për të mbrojtur brezin e tanishëm dhe brezat që do të vinë. Është e domosdoshme që njerëzit të kuptojnë që bota është një dhe që një gjë e bërë në një pjesë të globit, do të ketë efekt në pjesët e tjera të tij.
Toka ka gjëra të domosdoshme për të jetuar, si ujë, ajër, minerale, pemë, kafshë, ushqim, kështu që është e domosdoshme që në ta mbajmë të pastër dhe të shëndetshme.
Burimet natyrore përdoren në shumë mënyra të ndryshme për lakminë e njerëzve. Ruajtja e natyrës është menaxhimi dhe përdorimi me mençuri i këtyre burimeve.
Nga disbalanca natyrore, njerëzit po hasin rreziqe si sëmundje, fatkeqësi natyrore, rritja e temperaturës, ngrohja globale etj.
Nga operacionet për shuarjen e vatrave të zjarrit 1 nga 10/e.i/r.e/