E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtarë e Artizanatit, Gjirokastra vatër e kësaj trashëgimie, kërkon mbështetje dhe promovim

Artizanati mbetet një nga elementët më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore shqiptare. Në qytetin e Gjirokastrës, i njohur për arkitekturën karakteristike dhe traditat e hershme, mjeshtrja të gurit dhe drurit vijojnë të ushtrojnë profesionet e trashëguara ndër breza. Puna e tyre kërkon përkushtim, durim dhe aftësi të veçanta, ndërsa çdo produkt realizohet me kujdes dhe në mënyrë artizanale.

“Ne si artizan jemi gjithmonë në shërbim të komunitetit gjirokastrit dhe urojmë që ky sezon turistik të jetë i mbarë”, u shpreh Ermal Makri, gurgdhendës.

“Turistët preferojnë pjesë të vogla të gdhendura të Gjirokastrës”, tha Anastas Petridhi, drugdhendës

Megjithatë, ruajtja e këtyre zejeve po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të mungesës së të rinjve që dëshirojnë të ndjekin këtë rrugë profesionale.

“Të rinjtë e quajnë si punë të lodhshme dhe është pak profesion i vështirë”, tha Petridhi.

Në Ditën Ndërkombëtare të Artizanatit, mjeshtrit bëjnë thirrje për më shumë mbështetje dhe iniciativa që nxisin të rinjtë të mësojnë dhe të ushtrojnë zanatet që për dekada kanë qenë pjesë e historisë dhe kulturës së vendit.

Gazetar: E. Domeri

/rtsh.al/              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›