E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Ambasada e SHBA: Nderojmë 6 milionë viktimat, e njohim historinë e veçantë të shqiptarëve

Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.

“Ne nderojmë gjashtë milionë viktimat hebreje të Holokaustit”, shkruan ambasada, ndërsa vlerëson rolin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

“Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne nderojmë gjashtë milionë viktimat hebreje të Holokaustit dhe ritheksojmë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të kujtuar të kaluarën dhe për të punuar drejt një të ardhmeje pa dhunë dhe urrejtje.

Siç ka thënë Sekretari Rubio, “Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit. Ne e njohim historinë e veçantë të Shqipërisë si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë gjetën strehim, falë guximit të shqiptarëve të zakonshëm. Ne mirëpresim partneritetin e vazhdueshëm të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, siç është miratimi i saj vitin e kaluar i Praktikave më të Mira për Parimet e Konferencës së Uashingtonit mbi Artin e Konfiskuar nga Nazistët, të cilat çojnë përpara drejtësinë dhe kompensimin për pronën kulturore të periudhës së Holokaustit”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›