E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2022.

Kjo ditë ndërkombëtare promovon konsumin dhe prodhimin e qëndrueshëm, duke inkurajuar reduktimin e mbetjeve, menaxhimin e tyre, riciklimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Si pjesë e kësaj fushate, OKB fton shtetet anëtare, organizatat e sistemit të Kombeve të Bashkuara, shoqërinë civile, sektorin privat, e tjerë të angazhohen në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për iniciativat kombëtare, rajonale dhe lokale për zero mbetje.

Këtë vit, OKB e kanë vendosur fokusin te ushqimi: çfarë hamë, çfarë shpërdorojmë dhe si mund të ecim drejt një të ardhmeje më rrethore.

Nëse paketohen në kontejnerë standardë transporti, të vendosur nga njëri skaj në tjetrin, sasia e përgjithshme e mbeturinave të ngurta bashkiake që prodhojmë çdo vit do të ishte e mjaftueshme për të mbështjellë globin 25 herë. Pa veprime urgjente, prodhimi i mbeturinave të ngurta do të rritet në 3,8 miliardë tonë në vit deri në vitin 2050. Shumica e mbeturinave ushqimore ndodhin brenda familjeve (60%), e ndjekur nga shërbimi ushqimor (28%) dhe shitja me pakicë (12%).

Shpërdorimi i ushqimit gjeneron 8-10% të emetimeve globale të gazit serrë, gati pesë herë më shumë se emetimet nga industria e aviacionit.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›