E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e 36-të e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protestuesit janë mbledhur sërish sot në kryeqytet, duke shënuar ditën e 36-të të protestës.

Ata janë grumbulluar fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë ndaluar para godinës së qeverisë për të shprehur kërkesat e tyre.

Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 36-të radhazi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›