E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita e Dëshmorëve/ “5 Maji”, homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”

Sot shënohet 5 maji, Dita e Dëshmiorëve.

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali bënë homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Kreu i Shtetit nderoi veprën e tyre sublime për atdheun, ndërsa përcolli një mesazh të veçantë për të rinjtë.

“Më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përulemi para guximit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Vlerat e tyre, trimëria dhe përkushtimi ndaj lirisë janë trashëgimi e shenjtë. Ne e kemi për detyrë t’i përcjellim brezit të ri këtë flakë atdhedashurie, duke nderuar përjetësisht kujtimin e tyre”, – u shpreh Begaj, në profilin e tij zyrtar në facebook.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›