E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita e Mbulimit Shëndetësor Universal

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Çdo vit, më 12 dhjetor, kudo në botë kujtohet rëndësia e Mbulimit Shëndetësor Universal (Universal Health Coverage – UHC).

Kombet e Bashkuara kujtojnë se, shëndeti është një e drejtë themelore dhe jo privilegj, prandaj çdo person, duhet të ketë akses në shërbime shëndetësore cilësore, nga parandalimi dhe diagnostikimi, deri te trajtimi dhe rehabilitimi, pa rrezikuar stabilitetin financiar të familjes së tij.

Mbulimi Shëndetësor Universal nuk është vetëm një objektiv i sistemit shëndetësor. Ai lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien sociale, zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e pabarazive. Kur njerëzit marrin shërbime në kohën e duhur dhe pa barriera financiare, komunitetet janë më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme.

Tre dimensionet e Mbulimit Shëndetësor Universal janë mbulimi i popullsisë (kush merr shërbime, i lidhur me barazinë), mbulimi i shërbimeve (çfarë shërbimesh shëndetësore janë të disponueshme) dhe mbrojtja financiare (duke siguruar që shërbimet shëndetësore të mos çojnë në vështirësi financiare).

Ky mbulim bazohet në parimet e barazisë, mosdiskriminimit dhe të drejtës për shëndet, duke siguruar që popullsia më e margjinalizuar të mbulohet dhe askush të mos mbetet pas.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›