Sala: Qytetarët meritojnë shërbim më të mirë shëndetësor

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, tha sot se integriteti në shëndetësi është një angazhim strategjik dhe standard europian që Shqipëria synon ta përmbushë.
Gjatë aktivitetit të organizuar në kuadër të “Javës së Integritetit në Shëndetësi”, Sala theksoi se shëndetësia kërkon institucione të forta, transparencë dhe përgjegjshmëri, pasi “pa etikë dhe integritet nuk ka mjekësi që funksionon”.
Ajo nënvizoi se digjitalizimi i shërbimeve po rrit cilësinë dhe besueshmërinë e sistemit, duke përmendur recetën elektronike që përdoret çdo ditë nga 20 mijë qytetarë dhe sistemin e referimit ku përfshihen rreth 7 mijë pacientë.
“Shëndetësia është kontrata më e drejtpërdrejtë mes shtetit dhe qytetarit. Ne jemi të vendosur që kjo kontratë të jetë e drejtë dhe pa kompromis”, u shpreh Sala.
Aktiviteti u organizua nga Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës dhe “Institutin mbi Qeverisjen” (Basel).
/k.s/a.f/r.e/