E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen tek “Sheshi Skënderbej”

Në Tiranë po mbahet dita e katërt e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit. Qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”.

Në duar mbajnë pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike.

Kujtojmë se në Zvërnec pati tensione gjatë protestës, ndërsa pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes treguan përplasje dhe momente dhune ndaj protestuesve nga roje private.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›