E Diel, 1 Nëntor 2026

Divjakë/ Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë–Lushnjë.

Në aksident u përfshinë një mjet bujqësor dhe një motomjet,

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi Ismail Dervishi 70 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, 67-vjeçarin Mesut Malko në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›