E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Meidanit drejtori i rii SHKB-se tek Burgjet

TIRANE- Djali i Rexhep Meidanit eshte rikthyer ne administraten shteterore. Prej fundvitit te shkuar Denion Meidani djali i ish-presidentit eshte bere pjese e administrates ne nje post te larte. Megjithese prezantimi zyrtar eshte bere dje Denioni eshte paraqitur ne pune qe ne 29 dhjetor 2011. Sipas Ministrise se Drejtesise Denion Meidani eshte emeruar drejtor i Sherbimit te Kontrollit te Brendeshem SHKB ne Drejtorine e Burgjeve organ qe eshte ne varesi te Ministrise se Drejtesise. Detyra e re e djalit te ish-presidentit eshte trajtimi i ceshtjeve te personelit qe mbikqyr qendrat ku vuajne denimin te burgosurit dhe te denuarit ne Shqiperi.

Denion Meidani specializuar per informatike jashte vendit prej sot ka nderruar shume here vend pune gjithnje ne administraten shteterore. Pas mbarimit te studimeve ai punoi ne Ministrine e Puneve te Jashtme per nje kohe te gjate. Me pas kaloi ne rol drejtuesi te Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare KESH deri me momentin qe u largua pak kohe me pare.

SHKB eshte nje sektor qe ndjek problematiken dhe problemet e perhershme te burgjeve ne Shqiperi. Ne shume prej institucioneve ku mbahen te burgosurit ka patur shpeshhere skandale te arratisjes se te denuarve lejeve te dhena pa kriter ose kundrejt rryshfetit futjes se gjerave te ndaluara nga celularet deri te lendet narkotike etj.
MEIDANI
Punesimi i djalit te ish-presidentit Meidani ishte i pritshem madje u duk i vonuar duke pare dinamiken e angazhimit te te atit ne shume raste ne opozite me opoziten. Prej vitit 2009 dhe ketej publikisht dhe kunder vijes politike te PS-se ku ende ben pjese ish-presidenti Rexhep Meidani ka akuzuar me ashper se qeveria drejtiminn e PS-se nga Edi Rama.
Pas premtimit te kryesocialistit Edi Rama mbi hapjen e 300 mije vendeve te reja pune brenda mandatit te pare te Partise Socialiste premtim i bere ne Asdamblene Kombetare te PS-se dy muaj me pare Mediani e cilesoi ate nje mashtrim. Ish-Presidenti verente se duheshin te pakten 3 deri ne 4 miliarde Euro per te arritur nje shifer te tille punesimi cka perfshin nje buxhet te tere vjetor te qeverise.
Me pas ish-presidenti ka deklaruar se zgjedhjet e 2013 do te jene te veshtira per tu fituar nga opozita persa kohe ne krye te kesaj partie do te jete Edi Rama. Ai shprehej se Partia Socialiste duhet te rrise bashkepunimin me parti te tjera per te rritur mundesite e fitores. Kjo eshte paksa e veshtire qe te besh prognoze qe sot. Une mund te them qe me kete sistem zgjedhor kerkohet bashkim jo vetem brenda forces politike por kerkohet bashkim dhe i forces kryesore politike me forca te tjera me programe te ngjashme me aspirata te ngjashme.
Ne kete kuptim une do te thosha qe kete e kuptoi me mire Partia Demokratike dhe Sali Berisha. Ne 2009 me kete lloj sistemi zgjedhor ai afroi te gjitha partite qe ishin te gatshme per te bashkepunuar ne ate Aleance me Partine Demokratike shprehej Meidani.
ne foto Denion Meidani me kengetaren Aferdita Dreshaj 2010

Shkrimiu botua sot ne gazeten Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›