Do i hiqet Berishës non-grata? Këlliçi: Për dy javë do na vijnë lajme të mira nga SHBA

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se demokratët presin lajme të mira nga SHBA.
I pyetur se a po lobohet për heqjen e non-grata së Sali Berishës, Këlliçi tha se për dy javë do të vijnë lajme të mira nga SHBA.
Pjesë nga biseda:
Këlliçi: Rama të mos shqetësohet, ka futur mik edhe Vuçiçin. Të mos shqetësohet hiç, e di ai edhe miqtë që ka futur qoftë dhe në Spanjë. Kontrata do të bëhet publike në momentin që e kërkon ligji. Nuk bëhet fjalë për kompani lobimi, ka kontratë për të udhëhequr fushatën.
Borakaj: E keni kërkuar një kompani lobimi?
Këlliçi: Nuk është çështje lobimi me kompani lobimi, por edhe përfaqësuesit e PD kur gjejnë një derë hapur flasin.
Borakaj: E keni bërë?
Këlliçi: Patjetër që po. Për dy javë do të kemi një lajm të mirë.
Borakaj: Pse prisni dy javë?
Këlliçi: Edi Rama sot është i damkosur si një kukull. Rama më referohej mua si një kukull, por ky kukulla e Sorosit, sot nuk ka njeri në DASH, në nivelet më të larta që nuk e di që në Shqiëpri ëhstë një kukëll e Sorosit. Ramës nuk i bëjnë më punë as çifutët që ka lobistë, pasi nuk ka më marrdhëniet me DASH. Sot ka një departament të Shtetit me tjetër frymë