E Hënë, 2 Nëntor 2026

Do shisnin armë zjarri dhe municion, arrestohen dy persona në Tiranë, njëri ishtë në arrest shtëpie

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona që u kapën në flagrancë me armë zjarri, të cilën dyshohet se do ta shisnin.

Në pranga kanë rënë Prend Bala, 26 vjeç, dhe Gentian Basha, 37 vjeç. Madje, Bala ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për vjedhje.

Sipas policisë, bashkëpunëtori i tij kundërshtoi me dhunë blutë dhe tentoi të arratisej.

Gjatë operacionit në zonën e Zogut të Zi, u sekuestruan arma, municion luftarak, tre celularë dhe automjeti që përdornin të arrestuarit.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›