Do shiste 30 pako me kokainë, në pranga 44-vjeçari shqiptar në Itali

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane këtë të shtunë. Ai akuzohet për përfshirje në trafik droge.
Gjatë kontrollit fizik nga efektivët, atij iu gjetën 30 pako të vogla me kokainë, të fshehura në vende të ndryshme të mjetit, në trup dhe banesë.
Gjithashtu në kontrollin e mëvonshëm në shtëpi, efektivët gjetën materiale paketimi, tre telefona celularë si dhe rreth 900 euro para të thata, që dyshohen si të ardhura nga aktivitetet e shitjes së drogës, informoi media e vendit fqinj.