E Hënë, 2 Nëntor 2026

Do të drejtojë qarkun e Tiranës bashkë me Veliajn dhe Manastirliun, Spiropali: Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë për fitore

Elisa Spiropali sëbashku me Erjon Veliajn dhe Ogrta Manastirliun janë zgjedhur si Drejtues Poltikë për Qarkun e Tiranës.

Do të jetë kjo treshe që do të kërkojë të marrë fitoren më të thellë në Qarkun e Tiranës për t’i dhënë Partisë Socialiste dhe kryeminsitrit Edi Rama një mandat të katërt qeverisës.

Në reagimin e saj Spiropali thekson se është e nderuar për detyrën e re që do të mbajë bashkë me Manastirliun dhe Veliajn, ku padiskutim synimi është vetëm fitorja.


Postimi:

????????Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e europiane.

E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore!

Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë. ❤️

Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat. ????????

#VetëmPërpara➡️????????

#SHQIPËRIA2030????????

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›